Vjen bateria e Iphone 6, që e mbanë një javë

Autori:Gazeta Fjala

Kompania britanike “Intelligent Energy” ka krijuar një prototip të një baterie me hidrogjen posaçërisht për iPhone 6. Bateria ka rezultuar e suksesshme në testimet e para, dhe ka arritur të zgjasë për një javë me një karikim të vetëm. Kompania ka tërhequr edhe vëmendjen e Apple-it.

Bateria ushqehet përmes një pajisjeje të posaçme me hidrogjen, ndërkohë që ka pas disa vrima që i lejojnë të çlirojë hidrogjenin e djegur.

“Në dijeninë tonë, kjo nuk është bërë më parë. Ne kemi arritur të ndërtojmë një bateri me hidrogjen që mund të vendoset tek kasat e telefonit. Ky është një hap i rëndësishëm, pasi, nëse doni të shpikni teknologji të reja, duhet të jenë të domosdoshme për t’u përdorur nga njerëzit,” deklaroi shefi ekzekutiv i kësaj kompanie, Henri Winand.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/vjen-bateria-e-iphone-6-qe-e-mbane-nje-jave/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala