Vjedhjet në Klinë nuk janë etnike

Në fshatrat Grapc dhe Binxhë të Klinës, të hënën, persona të pa identifikuar kanë vjedhur një traktor dhe kanë shkatërruar një serë e cila ishte ndërtuar për kultivimin e prodhimeve të perimeve.
Pronarët e dëmtuar janë nga komuniteti serb dhe tregojnë se ka ndodhur rasti, dhe mohojnë që të jetë fjala për incident ndëretnik. Sipas tyre hajnat kanë hyrë në shtëpitë e tyre, duke u dhënë fillimisht ilaçe qenëve për t’i vënë në gjumë, transmeton KlanKosova.
Pas këtij incidenti ka reaguar edhe kryetari i Klinës, Sokol Bashota, duke dënuar aktin si dhe duke kërkuar nga organet e Policisë që të zbardhin rastin dhe të merren masa pavarësisht etnisë së tyre.