Vjedhjet kanë shënuar rënie

Autori:Avdyl Pajaziti

Sipas raporteve të Policisë së Kosovës, veprat penale të rasteve të vjedhjeve po ndodhin thuajse çdo ditë.

Statistikat e përgjithshme dhe aktuale të policisë së Kosovës tregojnë se

nga muaji janar e deri në shtator të vitit 2015 janë raportuar 4440 raste të klasifikuara si vjedhje, kurse si vjedhje të rënda janë raportuar 3905 raste.

Policia e Kosovës thotë se vazhdimisht ka punuar në luftimin e dukurive negative dhe krijimin e një sigurie të qëndrueshme për të gjithë qytetarët e vendit, qoftë përmes planeve operacionale policore apo edhe përmes fushatave të ndryshme vetëdijesimi.

Zyra për Informim e Policisë së Kosovës, ka thënë për Tribuna Channel se detyrat dhe autorizimet e përgjithshme të policisë që dalin nga Ligji për Policinë janë edhe mbrojtja e jetës, e pronës dhe ofrimi i sigurisë për te gjithë personat.

Statistikat që policia i posedon krahasuar me periudhën e njëjtë janar-shtator 2014 dhe 2015, disa nga veprat penale dhe vjedhjet kanë shënuar një rënie të theksuar.

Në statistika tregohet se në vitin 2014 nga muaji janar deri në muajin shtator kanë ndodhur 5880 vjedhje, kurse në të njëjtën periudhë, por në vitin 2015 kanë ndodhur 4440 vjedhje, apo rreth 1500 raste më pak.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/vjedhjet-kane-shenuar-renie/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala