Vizita luksoze e Edi Ramës në Emirate

Autori:Avdyl Pajaziti

“Sipas vendit edhe kuvendi”, – kjo fjalë e urtë popullore duket se po i përshtatet më së miri vizitës së këtyre ditëve të kryeministrit Rama në Emiratet e Bashkuara Arabe. Së bashku me disa nga ministrat e kabinetit dhe me pjesëmarrjen e veçantë të zonjës së tij, Edi Rama ka udhëtuar me çarter dhe po shijon ditët e luksit që të ofron Dubai përrallor.

Por, nëse udhëtimi dhe akomodimi në hotel “Hyatt” (ku minimalisht një natë kushton 700 euro) janë paguar nga biznesmenët që e kanë ftuar kreun e qeverisë shqiptare, po për çantën e zonjës Linda kush ka sponsorizuar?

Themi sponsorizuar, pasi bëhet fjalë për një shpenzim marramendës që bashkëshortja e kryeministrit mban në krahë, në një nga fotot e vizitës. Çanta “Chanel” boy python, është e koleksionit të këtij viti, punuar me lëkurë gjarpri dhe kushton 9600$. Me sa duket, do të duhej kjo vizitë në një nga vendet më të pasura të botës, që familja Rama të tregonte se kur bëhet fjalë për luks, edhe Shqipëria nuk mbetet prapa (lapsi.al)

linda%20rama%20canta

rama%20charter

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/vizita-luksoze-e-ciftit-e-edi-rames-ne-emirate/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala