Vizioni i Gruas i PD-së i bashkangjitet iniciativës “Mendoj për ty”

Autori:Avdyl Pajaziti

Vizioni i Gruas i Partisë së Drejtësisë, i është bashkangjitur iniciatives “Mendoj për ty” e cila i dedikohet të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Delegacioni i Vizionit të Gruas së PD-së, më në krye deputeten Labinotë Demi-Murtezi, dhurimin e fustanëve e kanë bërë në Zyrën e Presidentes, Atifete Jahjaga.

Deputetja Demi-Murtezi, tha se janë bashkuar nën moton e instalacionit artistik ‘Mendoj për ty’, për një qëllim fisnik, në shenjë solidarizimi me viktimat e dhunës seksuale në Kosovë.

Këshilltarja e Presidentes, Jeta Krasniqi, falenderoi delegacionin e PD-së, për bashkangjitjen në këtë aksion dhe njëkohësisht inkurajoi ato për sensibilizimin e kësaj nisme që po llogaritet si shumë e qëlluar.

Instalacioni ‘Mendoj për ty’ është organizuar me ndihmën e Këshillit Kombëtarë për të Mbijetuarit e Dhunës Seksuale gjatë Luftës, i themeluar nga Presidentja Atifete Jahjaga, si dhe nga producentja Anna Di Lellio.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/vizioni-i-gruas-i-pd-se-i-bashkangjitet-iniciatives-mendoj-per-ty/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala