Vizat e shtrenjta

Autori:Avdyl Pajaziti

Pasi kanë grumbulluar të gjithë dokumentacionin e nevojshëm, presin në radhë të gjata para përfaqësive diplomatike për t’u pajisur me një vizë Shengen, ndonëse nuk janë të sigurt nëse do t’ia arrijnë qëllimit.

Kërkesat për të marrë viza Shengen nga kosovarët janë shumë të larta, ndonëse vetëm një përqindje e vogël e kërkesave aprovohen nga ambasadat.

Për shkak të kërkesave të mëdha për viza nga qytetarët, në Ambasadën gjermane të gjitha terminët për të aplikuar për vizë janë të zëna edhe për dy-tre muajt e ardhshëm.

Qytetarët ankohen se përpos pritjeve të gjata për termin, për t’u pajisur me një vizë Shengen, duhet të shpenzojnë deri në 200 euro, prandaj, siç thonë ata, heqja e vizave për Kosovën nga BE-ja do t’i kursente nga shpenzimet e tilla.

“Liberalizimi i vizave për Kosovën do të na kursente financat. Jo pak para shpenzojmë derisa përgatisim dokumentacionin për vizë”, thotë Agron Raçi, nga Podujeva.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/vizat-e-shtrenjta/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala