Viva Fresh shet produkte për fëmijë me afat të skaduar

Autori:Avdyl Pajaziti

Skandalet e marketeve të mëdha në Kosovë nuk ndalen. Kësaj rradhe, Viva Fresh Store përveç kuponave jo-fiskal të cilat i lëshon për konsumatorët e saj, tani shet ushqime për fëmijë me afat të skaduar.

Në një postim në facebook, drejtori ekzekutiv i lëvizjes FOL, Petrit Zogaj, ka treguar se si në njërën prej pikave të Viva Fresh në Prishtinë shiten produktet për fëmijë me afat të skaduar.

Ai gjithashtu ka treguar se si seksioni i konsumatorit në Agjencinë e Veterinës dhe Ushqimit nuk është aktive për ankesat e qytetarëve të Kosovës.

Lexoni postimin e tij të plotë në facebook:

Kur te ndodhe me qene i semur, edhe nuk i kqyre mire afatet e produkteve qe i blen. Kete pervoje pata sot ne nje market te madhe (Viva Fresh ne Bregun e Diellit). Mora nje lloj jogurti me fruta me afate te skadume-njeri 4 dite, e tjetri 1 dite. Sigurisht qe shkova te marketi ne fjale. E pergjigjja eshte ofenduese duke thene ‘m’i jep keto dhe na t’i kthej paret’. Padyshim qe nuk pranova dhe i thashe qe do beje ankese ne Agjencionin e Veterines dhe Ushqimit. Hyra ne ëeb te ketij Agjencioni dhe pashe butonin Konsumatori. Ishte i zbrazet. Provova 3 numra te ketij institucioni-njeri qe thote se eshte ne dispozicion 24 me 7, 080011122 dhe 2 tjeret ne kontaktot dhe pa pergjigjje. Ne fund vendosa me i shkru email bashke me fotot e produkteve dhe faturen. Kete Agjencion e udheheqe Valdet Gjinovci. Eshte publik dhe hargjon para te qytetareve te Kosoves. Pra, duke qene publik eshte brenda skemes se pergjigjthshme te publikes, pra i papergjegjshem. 
Perpos qe kemi isa, hashima e shoket e shoqet e tyre te papergjegjshem, kemi po ashtu te papergjegjshem nje nivel te mesem institucional qe kerkush nuk ju ben presion dhe as qe i kontrollon.

11899888_10152929047716968_2284439395417067404_n 11880579_10152929047531968_5909578406028811035_n 11896113_10152929047536968_2373187551656384308_n

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/viva-fresh-shet-produkte-per-femije-me-afat-te-skaduar/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala