Viva Fresh mashtron qytetarët (Dokument)

Konsumatorët po ankohen se supermarketet po mashtrojnë me cmime të produkteve. Nryshe nga çmimet e prezantuara në rafte, konsumatorët po paguajnë më shtrenjtë në arkë.
Kështu i ka ndodhur edhe një qytetari nga Prishtina në supermarketin Viva Fresh Store në Dardani.
Ai ka ka paguar 0.25 euro më shumë për “Suxhuk Peje” në arkë, derisa çmimi i reklamuar tek sektori i mishrave ishte më i lirë.
Siç e prezanton për Gazetën Fjala, me faturë, për 0.968 kilogram suxhuk ai ka paguar 4.11 euro derisa çmimi fillestar për këtë sasi të matur ishte vënë 3.86 euro./Gazeta Fjala/