Vitin e ardhshëm rritet subvencionimi për bletë

Autori:Avdyl Pajaziti

Mbi 1 milionë euro për subvencione dhe rreth 450 mijë euro në grante është buxheti që këtë vit është ndarë për bletarët nga Ministria e Bujqësisë. Dhe kjo mbështetje do të rritet në vitin e ardhshëm.

Ministri Memli Krasniqi ashtu siç edhe ua ka premtuar bletarëve do ta rrisë shumën e subvencionimit, nga 10 euro për koshere në 15 euro. Kjo besojmë se do të ndikojë dukshëm në qëndrueshmërinë e fermave me bletë dhe do ta forcoj edhe më shumë sektorin.

“Ne e kemi pasur zgjerime të mbështetjes dhe rritje të kërkesës. Kjo tregon se në këtë sektor ka interesim dhe ka shumë potencial dhe prandaj ne nga viti i ardhshëm po e rrisim subvencionimin dhe po ashtu po bëjmë hapa të përbashkët për forcimin e sektorëve në bujqësi, pasi kjo rritje vjen si kërkesë dhe diskutim me vetë shoqatat e bletarëve”, ka thënë ministri Krasniqi.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/vitin-e-ardhshem-rritet-subvencionimi-per-blete/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala