Viti, vëllai vret motrën 15 vjeçare, familja e raporton vetëvrasje

Autori:Avdyl Pajaziti

Një 15 vjeçare, Q.Z. nga fshati Tërpezë e Komunës së Vitisë është vrarë nga vëllai i saj me pushkë gjuetie, i cili tashmë është arrestuar.

Policia e Kosovës thotë se rasti është raportuat ‘vetëvrasje’, por pas obduksionit të trupit të pajetë të viktimës janë konfirmuar dyshimet se vdekja nuk ishte vetëvrasje aksidentale siç ishte raportuar, por e shkaktuar nga një person tjetër, raporton lajmi.net.

Mësohet se arma ishte e gjatë, gjë që dëshmon se një e mitur do ta kishte të vështirë ta bënte vet këtë akt.

Policia ka gjetur dëshmi edhe më të qëndrueshme se i dyshuari L. Z. e ka shkrepur armën, që besohet se e ka bërë aksidentalisht.

“Të dyshuarit në fjalë i është afruar ndihma mjekësore tek psikiatri dhe më pas është njoftuar Prokurori i Shtetit, nga i cili është lëshuar vendimin mbi ndalimin për 48 orë nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Vrasje nga Pakujdesia”, vepër penale e cila është e sanksionuar me ligj sipas Nenit 181 të KPRK-ës”, bën të ditur Policia.

Rasti i është dërguar për në Prokurorinë Themelore në Gjilan – Departamenti i Krimeve të Përgjithshme.

Mësohet se varrimi i viktimës është bërë dje në fshatin Tërpezë të komunës së Vitisë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/viti-vellai-vret-motren-15-vjecare-familja-e-raporton-vetevrasje/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala