Viti i dështuar ekonomikisht

Autori:Zekirja Shabani

Përkundër pritjeve, situata ekonomike në Kosovë nuk ka ndryshuar as gjatë vitit 2014. Madje vitin që e lamë pas, konsiderohet ndër më të vështirët. Pasojat e mos zhvillimit ekonomik do të bartën edhe në 2015. Edhe sa i përket rritjes ekonomike kemi pasur ngecje. Sipas Vlerësimeve të Qeverisë kjo rritje ka shkuar deri në 4 për qind e Banka Qendrore e Kosovës (BQK), ka vlerësuar se rritja më 2014 ka qenë 3.5 për qind.

Drejtori Ekzekutiv i Qendrës për Hulumtime Strategjike dhe Sociale –STRAS, Ibrahim Rexhepi gjatë njëbisedë për Telegrafin e ka vlerësuar vitin 2014, si vit të humbur në aspektin ekonomik.

Sipas tij, zhvillimet politike kanë ndikuar edhe në përkeqësimin e ekonomisë. “Viti 2014 ishte një vit i humbur, meqenëse vendit më shumë i solli telashe dhe paqartësi, se sa ndonjë të mirë. Sado qëpaqartësitë ishin në rrafshin politik, ato reflektuan ndjeshëm edhe nëatë ekonomik- pasi u bllokuan projekte tërëndësishme, u ngadalësuaritmi i qarkullimit tëparasë nga buxheti tek operatorët e kontraktuar, por, njëkohësisht, për shkak tëkësajpaqartësie,mebiznesi reduktoj ambiciet e veta zhvillimore”, tha ai.

Eksperti Rexhepi thekson se nga Vitit 2015 nuk duhet pritur mrekulli, pasi pjesa e parë e vitit do të kaloj në riparimin e lëshimeve të cilat kanë ndodhur më 2014.

“Përmbyllja e projekteve të mëdha, siç: janë Brezovica dhe Termocentrali ‘Kosova e Re’, pastaj nxjerrja e një spektri të ligjeve që mund tëndërlidhen me fatine Trepçës, por edhe marrja e vendimeve te rëndësishmepërzhbllokimin epunës sënjë numri të madh tërregullatorëve dhe të autoriteteve të pavarura. Kur kemi parasysh edhe strukturën e shpenzimeve buxhetore nëvitin 2015, atëherë nuk është e mundur të arrihet një normë e lartë e zhvillimit ekonomik, së bashku me këtë as e punësimit”, tha eksperti Ibrahim Rexhepi.

Pas dështimit të shitjes së PTK-së herën e parë sipas tij, nuk do tëishte e mençurqë tashmë ky pazar tëbehët me nguti. “Dyshoj se mund të arrihet ndonjëçmim i mirë, pa marrëparasysh se ajo është ne njëcikël te madh investues përteknologjinë 3G dhe 4G. Qeveria duhet te ndryshojqasjen ndaj PTK-se, nëse mundet. Kjo kompani duhet te këtënjë menaxhim shumë më të mirë dhe tëlirohet nga zhvatësit që ka brenda dhe rreth saj, dukepërfshirë edhe strukturat qeveritare. Pra qe te mos ketëpërfitime individuale, por ajo te konsolidohet, te forcohet ne treg, te rrite performancen, e me pastaj te mendohet për shitje. Mirëpo, kjo është e vështirë te arrihet, për shkak se aty ndërlidhen interesa te shumta. Keq menaxhimi dhe mungesa e vullnetit dhe e guximit tëQeverisë që tëndryshoj atë, mund të jetë e vetmja arsye për privatizimin e saj më të shpejtë”, thekson Rexhepi.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), SafetGërxhaliu, vlerëson se gjatë vitit 2014 janë arritur pak suksese në aspektin ekonomik. Ai thotë se si OEK-u e ka shpallur 2014-ën, vit të humbur ekonomikisht.

“Si Odë Ekonomike e Kosovës, bazuar në shumë indikatorë me të cilët matet trendi ekonomik i një shteti e kemi shpallur vitin 2014 si një vit të dështuar ekonomikisht, pasi kemi rënie të investimeve të huaja direkte, tkurrje të projekteve, kapitale dhe jemi shoqëri e cila është e orientuara në eksportimin e parasë së gatshme, kryesisht në tregti dhe nuk jemi të orientuar në prodhim dhe në krijimin e vendeve të reja të punës”, tha Gërxhaliu për Telegrafin.

Agjenda politike, e ka dominuar edhe ekonominë, ku sipas tij, Kosova është në një situatë të palakueshme deri sa problemet do ta përcjellin edhe vitet e tjera.

“Esenca e kësaj se të gjitha problemet e krijuara gjatë vitit 2014 do të barten edhe në vitin 2015, sidomos në pjesën e parë të vitit. Edhe Raporti i Progresit dhe raporti i të ‘Bërit Biznes’ i Bankës Botërore, tregojnë se vitit 2015 do të jetë edhe më sfidues se sa viti 2014”, thekson Gërxhaliu.

Kurse, profesori universitar i ekonomisë Muhamet Sadiku, ka thënë se trendet e zhvillimit ekonomik në vitin 2014 ishin vazhdimësi e trendeve afatgjata të ndikuara edhe nga ato para lufte. Sipas tij, nuk ka pasur ndryshim sa i përket uljes së papunësisë po ashtu ka pasur edhe ngecje në fushën e investimeve private.

“Në këto pika fokusohet edhe vëmendja e investitorëve të jashtëm. Për fat të keq edhe në vitin 2014, raportet ndërkombëtare treguan për shumë deficite politike dhe institucionale e që kanë ndikim në krijimin e një mjedisi dhe legjislacioni miqësor për zhvillimin e sektorit privat. Këtu duhet veçuar shqetësimet lidhur me nivelin e korrupsionit, mungesën e llogaridhënies, moszbatimin e kontratave dhe mungesën e mbrojtjes ligjore të investimeve”, thotë eksperti Muhamet Sadiku për Telegrafin.

Sa i përket rritjes ekonomike për vitin 2014, ai ka thënë se është jo domethënëse në raport me debalanset makroekonomike dhe me nivelin e zhvillimit ekonomik të treguar me BPV-në, e cila për kokë banori aktualisht është 2500 euro.

“Kjo është e pa mjaftuar për të adresuar problemin e papunësisë dhe të varfërisë. Ky model i zhvillimit ekonomik nuk punon për të gjithë qytetarët e Kosovës. Rritja ekonomike vetëm në aspektin statistikor nuk është përcaktuese edhe për zhvillim. Po të kishim zhvillim për të gjithë edhe niveli i papunësisë dhe i varfërisë do të lëvizte drejt uljes graduale”, ka thënë për revistën “Ekonomia” eksperti i ekonomisë MuhametSadiku.

Shkak për mos fuqizimin e sektorit privat në vitin 2014, ka qenë rritja ekonomike, e cila është varur nga investime publike dhe konsumi. “Kjo tregon se Kosova zhvillimin e vet nuk e realizon me investime private. Eksporti mbetet brenga më e madhe makroekonomike, nga se Kosova po përballet me një import vërshues duke treguar varësi të madhe nga ai”, thotë Sadiku

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/viti-i-deshtuar-ekonomikisht/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala