Visar Ymeri: Seancë inati

Kryetari i Vetëvendosjes Visar Ymeri përpjekjen për vazhdimin seancës e ka quajtur seancë të parregullt dhe seancë inati.
“Koalicioni qeverisës e bojkotoi vazhdimin e seancës së caktuar në ora 20. Tash po thonë që do të ketë seancë rreth orës 22”. Kjo është seancë e inatit, sepse nuk është as e rregullt e as e zakonshme. Cila na qenka ajo pikë kaq urgjente që po u dashka të diskutohet domosdoshmërisht sot, të premten, në mesnatë”, shkruan Ymeri në Facebook. / Gazeta Fjala/