Visar Ymeri: Mustafa po kërkon që të gjithë të vihen në shërbim të tij

Autori:Gazeta Fjala

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri ka reaguar ndaje deklaratave të sotme të kryeministrit Isa Mustafa për Vetëvendosjen.

Ky është reagimi i tij:

“Nuk ka ‘OJQ’ themelimi i së cilës të ketë kërkuar kaq shumë përndjekje, kërcënime, intimidim, sharje e fyerje, se sa Zajednica. Dhe këto vazhdojnë – sot Isa Mustafa prapë kërkoi që të gjitha institucionet e Kosovës të vendosen në shërbim të tij (policia, gjykata, qeveria e Kuvendi) në mënyrë që ky këto t’i vërë tërësisht në funksion të themelimit të Zajednicës dhe në shërbim të Rançit të tij në Prapashticë. Kështu, po thotë kryeministri, ndërtohet demokracia, ku ai gjithsesi është shumë më i barabartë se të gjithë të tjerët.

Kështu zaptohet shteti. Kështu rrënohet Republika. Kështu qytetarët shndërrohen në vartës”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/visar-ymeri-mustafa-po-kerkon-qe-te-gjithe-te-vihen-ne-sherbim-te-tij/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala