Visar Ymeri kërkon që Kosova të vetëvendosë

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryetari i ri i Vetëvendosjes, Visar Ymeri ka thënë se nuk do të kursehet për të çuar përpara idenë e një Kosove që vendosë vetë.

“Besimin që ma dhanë është përgjegjësi për mua. Këtë përgjegjësi do ta shndërroj në angazhim të përbashkët me ta, për një VETËVENDOSJE! më të fuqishme, drejtë një Kosove që vendosë vetë, e cila vendosë të zhvillohet, vendosë të barazohet, vendosë të solidarizohet, sovranizohet, dhe e cila vendosë të bashkohet. Ashtu siç nuk u kursyet kurrë ju, ashtu nuk do të kursehem kurrë as unë – në punë, në terren, në demonstratë e protestë, në publik e media”, ka thënë Ymeri, në Këshillin e Përgjithshëm të Vetëvendosjes.

Aty ka folur edhe Albin Kurti.

“Ju falënderohem nga zemra, iu përulem me respekt, për respektin e përzemërt që keni treguar ndaj meje si kryetar. Ju falënderohem për të gjitha diskutimet e shqyrtimet e veçanta drejt secilit qëndrim e vendim të përbashkët. Në mandatin e kaluar kam qenë edhe përballë Këshillit, edhe në Këshill, edhe me Këshillin. Tash do të jem edhe në Këshill, edhe me Këshillin, dhe, si gjithmonë, për Lëvizjen”, ka thënë Kurti.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/visar-ymeri-kerkon-qe-kosova-te-vetevendose/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala