Visar Ymeri ka fjalë të mira për qeverinë Mustafa

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri tha se vendimi më i rëndësishëm i Qeverisë në gjashtë muajt e parë ka qenë reforma në tatime.
Mirëpo sipas tij, ndryshimet e ligjeve nuk kanë ndonjë ndryshim thelbësor dhe nuk do ta rrisin mirëqenien e qytetarëve.
Ymeri shtoi se këto ndryshime nuk do të sjellin edhe aq shumë investime të jashtme.
Ymeri theksoi se kjo qeveri sikurse edhe Qeveria paraprake nuk ka program zhvillimor.
Ymeri ka folur edhe për Trepçën, ku ka thënë se Qeveria ende nuk ka bërë asgjë për këtë ndërmarrje.
“Qeveria po heq dorë nga premtimet e veta aq pompoze se do te ketë ndryshime të mëdha në ekonomi. Trepça është dashur ta ketë ligjin për te cilin është folur para 5 muajve e ky afat përfundon nesër. Asgjë nuk është bërë në këtë drejtim për Trepçën e minatorët”. /lajmi.net/