Visar Ymeri e quan frikacak dhe të pandershëm Hashim Thaçin

Autori:Avdyl Pajaziti

Zëvendëskryeministri Hashim Thaçi, përmes një postimi në Facebook, opozitën e quajti të verbër, siç tha ai pasi pretendon marrjen e pushtetit me dhunë. Në kundërpërgjigje të deklaratës së tij, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, deklaratën e Thaçit e quajti hartim, përmes të cilit kërcënon opozitën.

Ymeri tha se Thaçi po harron që ai vetë u nominua për president, me nënshkrimin e marrëveshjes me LDK-në kur u formua koalicioni.

Sipas tij, Thaçi me këto deklarata po tenton të zvogëlojë potencialin protestues të opozitës që do të fillojë më 9 janar.

Postimin plotë të Ymerit në kundërpërgjigje të Thaçit, të cilin ai e quan frikacak, mashtrues, personazh të “Bog Borther” e të pandershëm mund ta gjeni më poshtë:

Zëvendëskryeministri që mezi pret të bëhet president sot ka shkruar një hartim ku si zakonisht kërcënon opozitën. Hashim Thaçi, pretendent për president po përpiqet të zvogëlojë sadopak protestat gjithëpopullore që do nisin në 9 janar, e që do të vazhdojnë deri në largimin e k ëtij pushteti të papërgjegjshëm.

Hashim Thaçi i cili kritikon opozitën se kinse po vepron “për pushtet” harron që ai vetë “u nominua” për president njësoj si personazhet e Big Brother-it, pasi nënshkroi një marrëveshje të fëlliqur të ndarjes së pushtetit me aleatët e tij, Isa Mustafën edhe Listën Srpska, bashkë me të cilët ai krijoi Qeverinë e Rashkës. Për pushtetin e presidentit, pra për post e për pozitë, ai themeloi një Qeveri që ka punuar vetëm për Serbinë në Kosovë, e kundër Kosovës si republikë e qytetarëve të saj.

Këta partnerë qeverisës fillimisht kishin premtuar qindra mijëra vende pune, por në aspektin ekonomik sollën vetëm rritje të pasurisë së tyre milionere, e varfërim të skajshëm të popullit.

Kjo qeveri nuk solli asnjë investim të ri e të mençëm në ekonomi, në infrastrukturë, në bujqësi, në shkolla, në spitale. Kjo qeveri nuk nisi ndonjë fushatë për luftën ndaj korrupsionit dhe për vendosjen e drejtësisë. Të vetmet “dhurata” që i ka bërë kjo qeveri popullit të saj në 2015 kanë qenë negociatat e pambarimta me Serbinë, deklaratat raciste të Jabllanoviqit, themelimi gjarpëror i Gjykatës Speciale, marrëveshja ku i falen Malit të Zi 8200 hektarë, dhe marrëveshja për krijimin e “Zajednicës”, e cila e shkel Kushtetutën e Kosovës në plot 23 pika, dhe së fundi, nënshkrimi shumë i dëmshëm i memorandumit për “Kosovën e Re” me Contour Global.

Sot Thaçi nuk guxon të flasë fare për marrëveshjen e 25 gushtit, por bën sikur e ka harruar atë. Gjykata Kushtetuese tregoi që ajo marrëveshje shkel 23 nene të Kushtetutës. Thaçi në vend që të japë llogari, siç kishte premtuar, po insiston në ringjalljen e “Zajednicës”.

Si frikacak i pandershëm, Hashim Thaçi nuk guxon të flasë për dështimet e qeverisë dhe të ministrisë së tij. Si mashtrues i kahmotshëm ai edhe s ot dredhon prej përgjegjësisë së vet, dhe flet për protestat e opozitës, që sipas tij do të jenë të dhunshme.

Janë të njëjtat gënjeshtra që këta i thonë sa herë që duan të shtypin opozitën. Të njëjtat gënjeshtra i thanë edhe para protestës masive opozitare në 28 nëntor. Por kësaj qeverie dhe vetë Thaçit po i afrohet fundi i pushtetit. Këta njerëz të stërkorruptuar, që jetojnë në luksin e vjedhur prej popullit të stërvarfëruar, nuk do të mund ta shesin Kosovën.

Protesta e 9 janarit ka për të qenë madhështore, dhe vendimtare. Hashim Thaçi dhe shefi i tij Isa Mustafa, janë të ftuar të numërojnë pjesëmarrësit, dhe të shkruajnë statuse, nëse s’kanë punë tjetër. Në qeveri janë kallëzuar të paaftë dhe kriminalë. Opozita e bashkuar me qytetarët ka për të fitua

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/visar-ymeri-e-quan-frikacak-dhe-te-pandershem-hashim-thacin/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala