Virusi që detyron bankat të ulin kamatat

Autori:Avdyl Pajaziti

Banka Qendrore në Korenë Jugore ka ulur normën e interesit, në përgjigje të zvogëlimit të eksportit pas shpërthimit të virusit vdekjeprurës të Sindromi Respirator të Lindjes së Mesme (MERS).

Këtë njoftim e ka bërë sot Banka Qendrore jugkoreane, përderisa zyrtarët shëndetësor kanë thënë se janë regjistruar edhe 14 raste të reja të MERS-it.

Ky virus ka vrarë 9 persona në Korenë Jugore që prej paraqitjeve të rasteve të para në muajin maj.

Numri i përgjithshëm i personave të infektuar ka arritur në 122. Qindra persona janë futur në karantinë.

Ndërkaq, ekonomistët thonë se shpërthimi i virusit MERS mund të ndalë rimëkëmbjen ekonomike të Koresë së Jugut.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/virusi-qe-detyron-bankat-te-ulin-kamatat/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala