Virusi pyet veteranët: A shitet ftyra e burrnia për 66 euro  

Autori:Avdyl Pajaziti

Reagimet ndaj listave të veteranëve të UCK’së nuk kanë të ndalur. Me to nuk janë duke u pajtuar shumë njërëz e bashkëluftetarë. Një reagim ndajë këtyre listave e ka bërë edhe aktori Barsi Shala-Virusi, që gjatë kohës së luftës ka qenë ushtarë në Zonën Operative të Pashtrikut.

Virusi në profilin e tij në Facebook ka thënë se burrëria nuk shitet për 66 euro, pasi sipas tij kaq do të jetë edhe shumë e pensionit që do ta marrin veteranët.  “O burra, A shitet ftyra dhe burrnia per 66 euro? Nese, atehere nuk ishit ne gjendje te jepni pak nga vetja, a s’ju vjen marre tash?”, ka pyetur Virusi.

Ky është postimi i plot i Virusit në Facebook.

Bashkebisedim me veten, ne nje dite dimri me diell

Me shkas

Buxheti per veteranet e UCK-se, eshte 20 milion euro ne vit. Sipas ofanzives se fundit per fryerjen e listave qe do te perfitojne pension po dalin afersisht 25.000. Dhe me nje matematike “artistike” po del qe ai pension vlen 66 euro!

Dhe natyrshem po me lind pyetja banale, per ata qe u futen si parashutiste, dhe e degraduan edhe kete pjese te vleres se mbetur,

O burra, A shitet ftyra dhe burrnia per 66 euro? Nese, atehere nuk ishit ne gjendje te jepni pak nga vetja, a s’ju vjen marre tash?

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/virusi-pyet-veteranet-a-shitet-ftyra-e-burrnia-per-66-euro/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala