Virusi HIV mund ta shkatërrojë Rusinë

Autori:Avdyl Pajaziti

Rusia tash e shumë vite hesht për vështirësitë me të cilat ballafaqohet shkaku o virusit HIV-AIDS, kurse sot këtë heshtje e ndërpreu një epidemiolog, i cili tash e mbi 20 vjet punon në këtë fushë dhe i cili situatën e tashme e përshkruan si “katastrofë nacionale”.

Vadim Pokrovski, drejtor i Qendrës për AIDS në Moskë, tha se rreth një milionë rusë janë të infektuar me virusin HIV dhe se përqindja e të infektuarve rritet nga viti në vit. Këto janë të dhëna zyrtare, por pothuajse të gjithë pajtohen se të infektuar ka shumë më tepër.

Vitin e kaluar rreth 90,000 rusë janë infektuar me HIV. Për krahasim, në Gjermani, e cila bën pjesë në vendet me shkallën më të ulët të të infektuarve në Evropë, ky numër është 3,000. Megjithëse Gjermania ka përgjysmë më pak banorë sesa Rusia, kjo është 30 fish më pak sesa në Rusi.

Në një intervistë për BBC, Pokrovski tha se nevojiten mjete më të shumta dhe vendime të caktuara politike.

Si tha ai, politika e udhëheqjes ruse për promovimin e vlerave tradicionale familjare nuk i ka kontribuar ndaljes së zgjerimit të virusit HIV.

“Kjo politikë ka kontribuar që në pesë vjetët e fundit numri i të infektuarve të dyfishohet”, tha ai.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/virusi-hiv-mund-ta-shkaterroje-rusine/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala