Viktimat e vrara në Paris janë nga 15 shtete të ndryshme

Autori:Gazeta Fjala

E përditshmja e njohur Britanike “The Guardian” sipas burimeve të AP-së ka bërë të ditur se  viktimat që janë identifikuar deri tash nga organet policore franceze janë nga 15 shtete të botës.

Sipas këtyre të dhënave nga 129 të vrarët ka shtetas nga Algjeria, Belgjika, Brazili, Britania e Madhe, Franca, Kili, Meksiko, Maroko, Portugalia, Rumania, Spanja, Suedia, Zvicra, Tunisi dhe Amerika.

Numri i të vrarëve nga sulmet makabre në Paris është 129, kurse 352 persona janë lënduar- prej tyre 99 janë në gjendje kritike.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/viktimat-e-vrara-ne-paris-jane-nga-15-shtete-te-ndryshme/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala