Vikendi me borë e shi

Autori:Zekirja Shabani

Temperaturat e ftohta dhe reshjet e borës, i janë rikthyer këtë të diel në Kosovës.
Gjatë gjithë javës temperaturat në vendin tonë kanë shkuar deri në 10 gradë celsius, ndërsa në këtë vikend temperaturat kanë pësuar rënie. Edhe instituti Hidrometeorologjik i Kosovës për këtë vikend ka paraparë që të ketë reshje dhe temperaturat të bien në minus.

“Për vikend pritet që reshjet e shiut të përcillen edhe me borë, kryesisht në viset me lartësi mbidetare mbi 800 metra, pasi që temperaturat minimale do të kalojnë në minus dhe era do të fryjë nga drejtimi i lindjes dhe verilindjes me shpejtësi nga 1-6m/s. Reshjet e shiut të përziera me borë do të jenë më të theksuara në veriperëndim, duke vazhduar më tej edhe në qendër dhe në pjesë tjera të vendit”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/vikendi-me-bore-e-shi/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala