Vikend i vranët mbi Kosovë

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, në vikend pritet që mbi Kosovë të mbretërojnë temperatura të ulëta dhe mot kryesisht i vranët.
Temperaturat minimale do të lëvizin në mes 8-10 gradë Celsius, kurse ato maksimale në mes të 13-15 gradë.
Të dielën pritet që të ketë erëra të cilat do të fryjnë në drejtim të verilindjes dhe juglindjes me shpejtësi 1-11m/s, ndërsa në disa lokalitete të pjesës veriperëndimore të Kosovës, shpejtësia e erës do të kalojë mbi 15m/s.