Viets: S’ka bllok opozitar, ka interesa

Autori:Avdyl Pajaziti

Ambasadorja gjermane në Kosovë, Angelika Viets, është e bindur se brenda opozitës ka interesa të ndryshme dhe se ata nuk janë bllok meqë kanë qëllime që i dallojnë njërin nga tjetri.

Edhe pse opozita ka arritur t’i mbledhë më shumë se 170 mijë nënshkrime, Viets thotë se opozita është pakicë dhe është e bindur se qytetarët nuk do tu përgjigjen thirrjeve për protestë.

Në një intervistë për ‘Zërin’, Viets thotë se pavarësisht bllokimit të punës së Kuvendit gjatë seancave të fundit, kjo nuk i ngjan krizës institucionale, pasi që, sipas saj, partnerët e koalicionit kanë një shumicë stabile në Parlament.

Ajo është e bindur se zgjidhja do të arrihet brenda institucioneve dhe se nuk ka kthim prapa të marrëveshjes. /Zëri/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/viets-ska-bllok-opozitar-ka-interesa/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala