Viets: Dhuna nuk është e pranueshme

Autori:Avdyl Pajaziti

Pikëpamjet anarkiste te një pjesë e opozitës vetëm sa do ta forcojnë qeverinë, ka theksuar ambasadorja e Gjermanisë në Kosovë, Angelika Viets.

Hedhjen e vezëve në Kuvend dhe bllokadën që ia bëri opozita, ajo e ka vlerësuar të papranueshme.

Në intervistën dhënë “Kohës Ditore” me rastin e 25-vjetorit të ribashkimit të Gjermanisë, Viets, ka shprehur habinë se si opozita po shpenzon energji për çështjet të cilat janë vendosur qysh para dy vitesh.

Duke krahasuar opozitën e Kosovës me atë të Gjermanisë, diplomatja gjermane ka cituar një politikan gjerman që ka thënë se “të qenit në opozitë është e pakëndshme”.

Viets ka thënë se marrëveshjet e Brukselit janë nën mbikëqyrje ndërkombëtare dhe se nuk do të lejohet bosnjëzimi i Kosovës. Duke folur për marrëdhëniet mes dy vendeve, Viets ka potencuar se Kosova duhet të fokusohet në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, të cilat janë bërë pengesë në zhvillimin ekonomik.

Në intervistë, diplomatja gjermane ka folur edhe për shanset e kosovarëve që të fitojnë azil në Gjermani, si dhe për perspektivën evropiane të Kosovës.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/viets-dhuna-nuk-eshte-e-pranueshme/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala