Vidhet turisti kosovar: I marrin paratë, celularin dhe makinën

Autori:Zekirja Shabani

Pre e hajdutëve nuk po bien vetëm vilat e zyrtarëve.

Një pushues kosovar, që kishte ardhur nga Zvicra për të pushuar në Golem, ka rënë pre e hajdutëve.

Sipas gazetës Panorama, ai ka dalë në një nga lokalet e natës, por kur është kthyer e ka gjetur banesën e tij të vjedhur.

Hajdutët i kanë marrë celulari iPhone6, 1200 euro, por edhe makinën që kishte të parkuar pranë banesës.

Policia thotë se 36-vjeçarit H.G. ia kanë marrë edhe makinën pasi kishte harruar çelësat brenda në banesë.

Ndërkohë policia e Kavajës thotë se ka arrestuar dy gra, që akuzohen për vjedhje të pushuesve në çadra.

Ato janë Shqiponja Çoku dhe Monda Guri, të dyja nga Kavaja.

Në banesën që kishin marrë me qira, policia ka gjetur disa nga objektet e vjedhura.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/vidhet-turisti-kosovar-i-marrin-parate-celularin-dhe-makinen/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala