Vidhet Trepça

Autori:Zekirja Shabani

Dy trafove të rrymës në minierën e Kishnicës, të Kombinatit Metalurgjik Treça u jane vjedhur kabllot në vlerë 10 mijë euro.

Këto kabllo janë derguar  për tu shitur në një hekurishte po në  Kishnic, shumë afër minierës. Gazeta Fjala mëson se pronari i hekurishtes ka dyshuar se kabllot janë vjedhur në ndonjë trafo të kombinatit dhe ka lajmëruar policinë. Policia ka dalë në vend të ngjasrjes dhe i ka arrestuar vjedhëësit.

Këtë e kanë konfirmuar edhe zyrtarët e Trepçës.

“Ka ndodhur një vjedhje, ekspertët e “Trepçës”, janë duke vlerësuar dëmin e shkaktuar dhe për këtë janë njoftuar edhe pjesëtaret e policisë së Kosovës, të cilat janë duke e hetuar rastin”, thuhet në përgjigjen e zyrës për informim të këtij kombinati.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/vidhet-trepca/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala