Vidhen 50 batanije e disa jorganë në Kryq të Kuq

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryqi i Kuq në Pejës ka qenë cak i hajnave gjatë ditës së djeshme. Ata në këtë institucion kanë vjedhur 50 copë batanije dhe disa jorganë.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se pesë nga këto patanijë janë konfiskuar. Derisa ëshë bërë e ditur se me urdhër të prokurorit njëri nga të dyshuarit është liruar në procedurë të rregullt, kurse i dyshuari i dytë dërgohet në mbajtje.

“Pas hetimeve te zhvilluara, sot me date 18.03.2015 janë identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptar pasi të njëjtit nga një depo e Kryqi të Kuq kishin vjedhur 50 copë batanije dhe disa jorgan. Nga të dyshuarit janë konfiskuar 5 batanije të vjedhura. Me urdhër të prokurorit njëri nga të dyshuarit është liruar në procedurë të rregullt, kurse i dyshuari i dytë dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/vidhen-50-batanije-e-disa-jorgane-ne-kryq-te-kuq/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala