Vidhen 4 milion dollarë ari

Autori:Avdyl Pajaziti

Hajdutë të armatosur kanë vjedhur ari në vlerë prej 4 milionë dollarëve nga një kamion që udhëtonte nga Florida për në Masaçusets, njoftojnë autoritetet amerikane, raporton Associated Press.

Rojet e sigurisë që i jepnin kamionit kanë thënë se ata u ndalën në autostradë pasi kuptuan që automjeti kishte probleme teknike.

Atyre më pas iu afruan tre persona të armatosur duke i urdhëruar rojet që të shtriheshin në tokë, iu kanë lidhur duart prapa shpinës, ndërsa më pas i kanë çuar në një mal të afërt.

Hajdutët më pas e kanë nxjerrë arin nga kutitë që gjendeshin në kamionë dhe janë larguar nga autostrada, thuhet në një njoftimin e autoriteteve të sigurisë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/vidhen-4-milion-dollare-ari/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala