Video skandal: Ja si ndryshohet data e afatit në ushqime

Autori:Avdyl Pajaziti

Sa të sigurta janë ushqimet që konsumohen në vendin tonë?!

Sipas një video-skandali të publikuar në emisionin ‘Oktapod’, nuk janë aspak të sigurta.

Gazetari i emisionit mundi të fshijë datën e afatit në disa lloje të ndryshme produktesh vetëm me ndihmën e një llaku flokësh, dhe më pas i vendosi një datë të re afati, duke përdorur një vulë të blerë në treg.

Nga të gjitha provat e kryera përpara kamerës, të vetmet produkteve që nuk mund t’iu fshihej data e afatit, ishte një konservë perimesh e importuar nga Maqedonia dhe një lëng, data e afatit e të cilit ishte gdhendur tek shishja.

Videoja ka shkaktuar reagime të shumta në rrjete sociale, ndërsa ka mjaft persona që kanë praktikuar profesionin e shitësit dhe kanë pohuar se e kanë bërë diçka të tillë në vendet ku kanë qenë të punësuar. / shqiptarja/.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/video-skandal-ja-si-ndryshohet-data-e-afatit-ne-ushqime/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala