Viber me funksione të reja

Autori:Avdyl Pajaziti

Versioni më i ri i Viber sjell funksione të reja që e bëjnë më të lehtë shpërndarjen e përmbajtjes, realizimin e video-thirrjeve dhe shumë më shumë se kaq.

Përditësimi i ri që tashmë është në dispozicion gjithashtu sjell edhe mundësinë e pagesave në aplikacion, duke mundësuar më lehtë blerjen e kredive për thirrjet jashtë aplikacionit.

Ndërsa opsionet tjera përfshijnë edhe mundësinë e shpërndarjes se kontakteve si mesazh në Viber, shfaqjen e fotografive nga linqet e dërguara mes përdoruesve, bërjen e thirrjeve direkte me video nga lista e kontakteve ose thirrjet e fundit.

Ndër të tjera Viber tani ka shtuar edhe 500 ngjitësa të rinj, të cilët mund të dërgohen në chat.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/viber-me-funksione-te-reja/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala