Veturat misterioze në Veri të Mitrovicës, kërcënojnë banorët

Autori:Avdyl Pajaziti

Banorët e fshatrave në Veri të Mitrovicës janë të shqetësuar për gjendjen e tyre të sigurisë për shkak të qarkullimit të veturave pa tabela

Xhelal Jashari, kryetari i fshatrave Vinarc, Gushavc, Qaber, Suhodoll që shtrihen në veri perëndim të Mitrovicës ka thënë për Indeksonline se këto vetura pa targa janë duke provokuar, duke nxjerr armë për t’i frikësuar banorët.

“Tash kemi qarkullim të veturave pa targa dhe na provokojnë me nxjerrje të armëve dhe fyerje nga më të ndryshmet”, ka thënë Jashari.

Jashari ka thënë se rrugët që qojnë për në fshatrat e banorëve me shumicë shqiptare Mitrovicë – Suhodoll, Gushavc, Vinarc, Qaber, Zubin Potok, nuk janë të sigurta.

“Ne iu kemi drejtuar edhe Policisë së Kosovës dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme duke shpreh shqetësimin tonë për këtë ndodhi. Deri tash nuk kemi ndonjë përgjigje nga këto institucione për sigurinë tonë”, ka thënë Jashari.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/veturat-misterioze-ne-veri-te-mitrovices-kercenojne-banoret/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala