Veturat e deputetëve të Shqipërisë gjuhen me molla e patate

Autori:Avdyl Pajaziti

Nëse në Kuvendin e Kosovës po gjuhet me vezë, në atë të Shqipërisë po përdoren mollët dhe patatet si sulm dhe pakënaqësi ndaj Qeverisë.

Sot kanë qenë një grup fermerësh nga Korça të cilët kanë protestuar para Kuvendit të Shqipërisë për prodhimet bujqësore që po ju kalben. Duke shprehur irritimin e tyre, ata kanë gjuajtur me mollë në drejtim të makinave të deputetëve.

Menjëherë ka ndërhyrë Policia, duke i larguar nga oborri i Kuvendit, ndërkohë që fermerët janë mbështetur nga deputetët e opozitës.

Me protestën e tyre ata i kërkuan Qeverisë mbështetje financiare në formën e subvencioneve dhe gjetjen e tregjeve për shitjen e produkteve të tyre, pasi gjithçka që kanë mbjellë po kalbet dhe po shkon dëm.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/veturat-e-deputeteve-te-shqiperise-gjuhen-me-molla-e-patate/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala