Dubai nuk vuan problemet si papunësia, krimi apo nga të pastrehët, por Dubai vuan nga braktisja e automjeteve të shtrenjta.

Në këto pesë vitet e fundit, automjeteve luksoze si Porsche, Ferrari, Mercedes u ka rënë pluhuri në parkingjet e aeroporteve apo rrugëve ngase pronarët e tyre kanë falimentuar.

Sipas Ligjit të Sheriatit, pamundësia e kthimit të borxhit përbën vepër penale që ndëshkohet me burg, por në Emiratet e Bashkuara Arabe nuk ka ligj klasik për falimentim dhe qytetarët për t’i ikur burgut, i lëjnë automjetet e tyre të parkuara biles disa prej tyre i lëjnë edhe çelsat brenda makinës, raporton Indeksonline.

Përafërsisht mes 2000-3000 automjete braktisen çdo vit në Dubai. Nëse pronari i automjetit nuk lajmërohet në afat prej 15 ditësh, automjeti konfiskohet dhe shitet në ankand me një pjesë të çmimit real të automjetit.

Edhe në Dubai ndihet kriza globale dhe rënia e çmimeve të naftës, por megjithatë ai vazhdon të jetë qendër e industrisë dhe treg i pasurive të patundshme duke vazhduar të jetë tërheqës për investitor. Pasanikët e rinjë vazhdojnë të blejnë makina spotive që ju përshtatet stilit të jetës derisa të goditen nga pasojat e krizës globale.

Ajo që është ana pozitive e këtij problemi, është sepse ata shiten dhe për pak para mund të blesh një makinë të “frikshme”.