Vetura për institucionin jofunksuonal

Autori:Avdyl Pajaziti

Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka dy vjet që është jofunksional. Bordit të Drejtorëve të këtij dikasteri i ka skaduar mandati që në vitin 2013. Rrjedhimisht asnjë veprim nuk mund të ndërmerret pa urdhrin e Bordit.

Por, ky dikaster nuk po ia heq luksin vetes. Para disa ditësh ka realizuar tre tenderë të cilët janë të vetmit për këtë vit deri më tani. “Furnizim me karburante për nevojat e veturave”, “Sigurimi i veturave” dhe “Mirëmbajtja e veturave” janë prokurimet e realizuara të AKK-së.

Sekretari i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Avdyl Krasniqi, ka refuzuar të përgjigjet për gazetën rreth asaj se kush dhe për çka po i përdor veturat. Ndërkohë, ish-anëtari i Komisionit Kosovar të Konkurrencës, Ahmet Krasniqi, thotë se veturat mund të përdoren vetëm për investigime, i cili iniciohen nga Komisioni.

“Për qëllimin pse është e themeluar, administrata aktuale e AKK-së është jofunksionale. Çdo hetim që bëhet duhet të iniciohet nga Bordi, të cilit i ka skaduar mandati që dy vjet. Tash, çka ju duhen veturat, as unë nuk e di. Në kohën kur ky institucion ka qenë funksional, pra, kur kemi qenë me mandat ne Komisioni, veturat janë nevojitur për të dalë në terren, pas konkluzionit që e kemi lëshuar për të hetuar, të zëmë pompat e naftës në rajonin e Gjilanit. Pra, veturat kanë shërbyer për të dalë në terren për hetime, e hetimet siç thashë iniciohen vetëm nga Bordi”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka informuar se janë pesë vetura të vogla, një “Opel Astra”, tre “Seat Ibiza” dhe një “Sheverlet” i vogël. “Pra, po e them edhe një herë, të gjitha këto janë përdorur vetëm për të bërë investigim. Mendojë se është çështje e Auditorit se sa po shpenzojnë e për çka po shpenzojnë derivate të naftës”, ka shtuar Krasniqi. /Zëri/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/vetura-per-instituconin-jofunksuonal/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala