Vetura e Steve Jobs qëndron ende ku ai e ka parkuar për herë të fundit

Autori:Zekirja Shabani

Në tetor të këtij viti bëhen plotë 4 vite që është ndarë nga jeta Steve Jobs, i njohur në të gjithë botën si ‘babai i Apple”.  Ai është shkencëtari i famshëm i elektronikës, i cili arriti të krijojë një perandori të madhe me emrin “Apple”, produktet e së cilës i blejmë edhe i adhurojmë që të gjithë.

Ato janë të llojeve të ndryshme, por që të gjitha tepër cilësore, me kualitet dhe që mbi të gjitha, të japin një tjetër reputacion, duke marrë parasysh emrin e markës.

Mirëpo, që nga vdekja e Steve Jobs, makina e tij qëndron në vendin e fundit ku e kishte parkuar ai. Të pyetur rreth kësaj çështje, familjarët u shprehën se sa herë e shohin makinën, ndjejnë perfeksionin e tij.

Automjeti është parkuar rreth 40 cm e baraslarguar në të dyja anët ndarëse të parkingut, gjë që sipas të afërmve të Jobs, ‘babai i Apple” e bënte shpesh.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/vetura-e-steve-jobs-qendron-ende-ku-ai-e-ka-parkuar-per-here-te-fundit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala