Vetura e Sokol Bashotës djeg 15 mijë euro naftë

Autori:Avdyl Pajaziti

 

Kryetari i Klinës, Sokol Bashota e do luksin. Ai, sipas një komunikate të Lëvizjes Vetëvendosje në Klinë, vetëm gjatë vitit 2014 ka harxhuar afro 15 mijë euro derivate për veturën e tij. Por, shpenzimet Bashota nuk i ka ndalur me kaq. Ai, gjatë vitit të kaluar ,për dreka dhe darka ka shpenzuar 10 mijë  e 762 euro. Derisa, mbushje të telefonit Vala, zyra e kryetarit Bashota ka shpenzuar  4 mijë e 419 euro.

Lëvizja Vetëvendojse në këtë njoftim po ashtu ka treguar se gjatë raportimit për shpenzimet e vitit 2014, vetëm për thirrjet telefonike  në pergjithësi komuna e Klinës ka shpenzuar 17 mijë e 397 euro e për karburante për vetura 89 mijë e 68 euro.

Derisa për mirëmbajtje dhe riparimin e veturash 20 mijë e 283 euro dreka zyrtare në shumë prej 32 mijë e 395 eurosh në  shpenzime udhëtimi jashtë vendit 7 mijë e 171 euro , ndërsa për furnizime mjekësore 22 mijë e 080 euro e për shpenzime udhëtimi brenda vendit dhe telefoni fikse 26 mijë e 439 euro.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/vetura-e-sokol-bashotes-djeg-15-mije-euro-nafte/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala