Vetura e Ismet Beqirit e harruar në garazhin e Komunës së Prishtinës (Foto)

Autori:Zekirja Shabani

Nuk është Audi Q7, vetura e vetme luksoze me të cilën ka refuzuar të vozitet Shpend Ahmeti. Garazhi i Komunës së Prishtinës i ngjanë një autosalloni. Por, për dallim nga të tjerët, këtu vetuar më të reja i ka mbuluar pluhuri e nuk po i blenë askush.

Aty fshihet tash e sa vite një veturë e blerë goxha shtrenjët qysh në kohën kur Ismet Beqiri ishte kryetarë komune. Për të nuk është folur asnjëherë e duket se udhëheqësit e tanishëm të komunës nuk janë në dijeni fare se ekziston.

Është vetura Touareg 3.0 benzin, me të cilën vozitej ish kryetari Beqiri.

Gazeta Fjala, sjellë fotografi të kësaj veture, e cila edhe pse e pa mirëmbajtur, duket në gjendje shumë të mirë. Nuk është e regjistruar me targa të Kosovës dhe nuk ka shumë kilometrazhë të kaluar.

ismet beqiri 1 copy

ismet 2 copy

Gazeta Fjala është në pritje të përgjigjeve nga Komuna e Prishtinës lidhur me specifikacionet teknike dhe vlerën e kësaj veture, e cila është “strehuar” në garazhin e objektit të ri të komunës së Prishtinës.

Ndërkaq, vetura Audi Q7 e blerë nga ish-kryetari i Prishtinës Isa Mustafa, ende vazhdon të jetë e parkuar në garazhet e vjetra të Komunës. Ajo nuk është ndezur që kur në krye të komunës ka ardhur Shpend Ahmeti i VV’së.

shpend 2 copy

Ai gjatë fushatës elektorale pati premtuar se atë do ta shesë me marrjen e “timonit” të Komunës. Mirëpo tani, kur kanë kaluar një vit nga marrja e kësaj pozite, Shpendi ende nuk ka arritur ta shesë këtë veturë e ta përmbushë premtimin publik.

Në ankandin e fundit çmimi fillestar ka qenë 41 mijë e 810 euro, derisa është thënë disa herë se kjo veturë ishte blerë nga ish-kryetari Isa Mustafa 76 mijë euro.

shpendi copy

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/vetura-e-ismet-beqirit-e-harruar-ne-garazhin-e-komunes-se-prishtines-foto/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala