Veton Surroi mbron Ylli Hoxhën

Autori:Gazeta Fjala

Publicisti Veton Surroi ka dal në mbrojtje të asambleistit të komunës së Prishtinës dhe anëtarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Ylli Hoxha.

Ai përmen një postimi në rrjetin social Facebook, ka shkruajtur se Hoxha duhej të jetë në liri për kryerjen e asaj që e ndjen si obligim qytetar, transmeton Gazeta fjala.

“Ylli Hoxha është në paraburgim sepse ka mbrojtur dinjitetin e një deputeti të Kuvendit të Kosovës, pra edhe votën e qytetarëve që e përkrahën. Në demokraci, Ylli Hoxha duhej të ishte në liri, i mirëpritur për kryerjen e asaj që ai ndjen si obligim të vetin qytetar”, ka shkruar Surroi në Facebook./ Gazeta Fjala/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/veton-surroi-mbron-ylli-hoxhen/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala