Veton Berisha: Në Kosovën me perspektivë evropiane vdesin foshnjet nga të ftohtit

Autori:Avdyl Pajaziti

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Veton Berisha, njëherësh përfaqësuesi i komunitetit egjiptian në Kosovë, ka shprehur shqetësimin e tij për vdekjen e foshnjës tre muajshe, Enis Manxhuki nga Gjakova që poashtu i takonte këtij komuniteti.

Sipas tij ky komunitet ende është diskriminues dhe kjo shoqëri e ky shtet nuk po bënë asgjë që ta parandalojë këtë dukuri.

Më poshtë mund ta lexoni reagimin e plot të deputetit Berisha:

“Kosova dhe kjo shoqëri Kosovare nuk është në gjendje të mirë deri sa ka arritur në atë nivel që për ekzistencë dhe duke qenë në prag të mbijetesës të na vdesin foshnjet nga i ftofti dhe uria dhe atë para syve të institucioneve qendrore dhe lokale .  Para pak qasteve mora lajmin për vjdekjen e Enisit të vogël 3 muajsh, një rast i cili më tronditi aq shumë sa që vërtetë kam filluar të mendoj se sa DISKRIMINUES është ky shtet dhe kjo shoqëri ndaj qytetarëve të nivelit me gjendje të varfër dhe me theks të veqant ndaj bashkësisë time etnike Egjiptiane të shumë vuajtur ku në një vend dhe në shoqëri të quajtur “Kosovë Demokratike”me perspektivë Europiane të na vdesin fëmijët në formë më SKANDALOZE të mundshme. Jam dëshmitar dhe posedoj plotë fakte të shkruara drejtuar institucioneve qendrore dhe lokale për zgjidhjen e nevojave të komunitetit Egjiptian qoft për strehim , punësim , edukim dhe jetë më të mirë por që po hasin në veshin e shurdhër vazhdimish!!! Athu pse ndodh që komuniteti Egjiptian të jetë aq i diskriminuar dhe i injoruar nga të gjitha qeverisjet e deritanishme në Kosovë qoft lokale dhe qendrore !!??

Si ka mundësi që ky shtet të mos e mbështës komunitetin tim Egjiptian i cili kontriboj aq shumë për këtë vend dhe si ka mundësi të mbështes dhe të zhvilloj aq shumë të tjerët të cilët  ishin  edhe armik i këtij vendi!!??  A duhët që politikat zhvillimore të vendit të drejtohen në atë formë që të favorizohet një grup në masë të madhe dhe të diskriminohet një grup tjetër që është i “Dëgjueshëm” dhe që është i pafuqishëm dhe që nuk është i rendësishëm as për faktorin ndërkombëtar!!!???

E dëgjoj arsyen zyrtare të komunës së Gjakovës e cila thot se familja Manxhuki është e ardhur nga Prizreni , dhe unë pyës komunën se Prizreni a nuk është në Kosovë dhe a nuk është fëmija dhe familja Manxhuki në radhë të parë njerz dhe atë shtetas të Kosovës!!?? Nuk mendoj se duhet ikur përgjegjësive në forma të tilla. A duhet që gjithmonë të presim të na vdesin fëmij nga i ftofti dhe duke u mbytur nga qentë endacak në kontinier duke mbledhur mbeturina për ekzistenc që dikush të ndjej dhimbje ndaj nesh !? Flas me bindje të plotë që secili përfaqësues politik pa dallim  në Kosovë në zgjedhje lokale dhe qendrore gjithherë i kërkojnë dhe i marrin votën e komunitetit Egjiptian  në emër të mbështetjes dhe zhvillimit por kjo ndodh vetëm gjatë fushatës zgjedhore dhe pastaj harrohen!

Nga kjo komunikat bëj thirrje gjithë institucionet relevante që njëherë e përgjithmonë të kthejnë kokën ndaj nesh,të na trajtoj barabart dhe se e them hapur se nuk kemi nevoj për dokumente strategjike kinse për integrimin e pakicave veq sa për promovim ndërkombëtar por i ftoj realisht dhe pa politika tinzare që njëherë e përgjithmonë të e mbështës komunitetin Egjiptian dhe të na mundësoj të jetojmë me DINJITET sepse këtë e kemi merituar”, ka shkruar Berisha.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/veton-berisha-ne-kosoven-me-perspektive-evropiane-vdesin-foshnjet-nga-te-ftohtit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala