Vetëvritet senatori francez i akuzuar për korrupsion

Autori:Avdyl Pajaziti

Senatori socialist Jean Germain i cili po gjykohej për shkak të korrupsionit gjatë periudhës kur ai ishte kryetar i bashkisë në rajonin Tours të Francës gjendet i vdekur në afërsi të shtëpisë së tij.

Germain i cili po gjykohej me akuzën për korrupsion dhe i cili nuk u paraqit sot në seancën gjyqësore mendohet se ka kryer vetëvrasje.

Kanali televiziv francez BFM njoftoi se në dy letrat e gjendura në shtëpinë dhe në mjetin e senatorit theksohej se “E di që do të mërzisë ata që do të lë prapa, por nuk mund të duroj dot më gjuetinë e shtrigave sistematike të politikës ndaj meje dhe po ju lë lamtumirën”.

Pas mos paraqitjes së ish-kryetarit të bashkisë Jean Germain në seancën gjyqësore në orët e para të mëngjesit, avokati i tij kishte shprehur shqetësimet në lidhje me klientin e tij.

Ndaj 67 vjeçarit Germain ishte hapur një proces gjyqësor me akuzat për përfitime personale gjatë viteve 2007 dhe 2011 kur ai ishte kryetar bashkie. Theksohet se për korrupsionin ku ishte përfshirë Germain bëhej fjalë për një shumë prej afërsisht 700 mijë euro.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/vetevritet-senatori-francez-i-akuzuar-per-korrupsion/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala