Vetëvritet aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje (Foto)

Dje pasdite në Kodrën e Diellit në Prishtinë, ka vdekur Arlind Boshnjaku, 40 vjeçar.
Lajmi.net, nga burime brenda Policisë së Kosovës, ka mësuar se bëhet fjalë për vetëvrasje.
Ndërsa, zëdhënësja e Policisë Rajonale në Prishtinë, Florije Ahmeti, në një prononcim për lajmi.net, e ka konfirmuar rastin, duke thënë se “Policia dje rreth orës 17:00 ka marrë një informacion për një vdekje të dyshimt në lagjen Kodra e Diellit, të një personi me inicialet A.B. i moshës 40 vjeçare”.