Vetëvendosjes i ikë edhe një asamblesite

Autori:Avdyl Pajaziti

Pa kënaqësitë brenda Vetëvendosjes janë duke vazhduar nëpër qendra të Kosovës për shkak të ngufatjes së demokracisë.
Dorëheqja e fundit vjen nga Vitia e asamblesites, Besjana Rexhepi. Ajo ka shkruar në rrjetin social Facebook se nuk i takon më Vetëvendosjes, për shkak se konsideron që kishte mungesë të demokracisë dhe cenzurë.

Ky është njoftimi i asamblesites Rexhepi:

Të dashur familjarë, shoqëri e gjerë dhe shumë të respektuar qytetarë të Vitisë!
Tashmë u bën 29 muaj nga të qenurit asambleiste ( e Lëvizjes Vetëvendosje) në Kuvendin Komunal të Vitisë, muaj këto me përplot aktivitete dhe angazhime pune për mirëqenien e qytetarëve tanë.

Mirëpo përfaqësimi i tillë padyshim se kërkon përgjegjësi dhe përkushtim të lartë, por bazuar në funksionalitetin e përfaqësimeve të tilla për mua si asambleiste kishte barriera intrapartiake( brenda partiake) të shoqëruara me cenzurë, mungesë demokracie dhe favorizim klanesh, për të cilat jam munduar të i luftoj në mënyrë që gjithnjë të jem sa më afër juve.

Prandaj, tani e tutje bashkëqytetarë të Vitisë, zëri i juaj do të dëgjohet akoma më fuqishëm, meqë unë NUK do t’i takoj asnjë SUBJEKTI POLITIK, do të jem e PAVARUR.

Me respekt,

Besjana Rexhepi
Asambleistja e Pavarur e Kuvendit Komunal të Vitisë!

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/vetevendosjes-i-ike-edhe-nje-asamblesite/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala