Vetëvendosje triumfon ndaj drejtorit të LDK-së

Lëvizja Vetëvendosje ka bllokuar edhe të enjtën hyrjen e kompanisë Pastrimi.
Dsia nga asamblistët dhe pjestarët e kësaj partie kanë arritur t’ia ndalojnë sërish hyrjen drejtorit të kontestuar edhe nga gjykata, Feim Salihut.
Ky aktivist i LDK-së është në konflikt me partinë që e udhëheq Prishtinën, që nga zgjedhja e Shpend Ahmetit si i pari i kryeqytetit. Ahmeti, një ditë më herët ka akuzuar edhe Policinë e Kosovës që nuk po e kryen detyrën e vet në këtë rast.