Vetëvendosje thërret aktivistët për ta bllokuar stacionin e Policisë

Kështu thuhet në njoftimin e VV’së në Facebook.
“Policia ka arrestuar Albin Kurtin. Tani po e dërgojnë tek stacioni qendra në Prishtinë (ish 92-shi, rruga “Luan Haradinaj”). Ftojmë të gjithë aktivistët, mbështetësit dhe qytetarët që të grumbullohemi para stacionit të Policisë.
Shteti policor nuk mund të kalojë. Reagimi qytetar është i pashmangshëm!
Kurti është parë duke hedhur gazin lotsjellës ndërkohë që kjo përbën vepër penale për të cilën parashihet 6 muaj burg deri në 5 vjet”.