Vetëvendosje sot voton për kryetarin e pa konkurrencë

Autori:Zekirja Shabani

​Lëvizja Vetëvendosje të shtunën dhe të dielën voton për kryetarin e saj. I vetmi kandidatë është deputeti Visar Ymeri. Votimi do të zhvillohet në të gjitha Qendrat e Lëvizjes Vetëvendosje brenda dhe jashtë Kosovës.

Të shtunën do të votohet në Artanë, Besianë, Dardanë, Drenas, Fushë Kosovë, Ferizaj, Gjilan, Hani i Elezit, Kaçanik, Lipjan, Prishtinë, Shtërpcë, Skënderaj dhe Viti.

Kurse, të dielën në Deçan, Gjakovë, Istog, Junik, Kastriot, Klinë, Malishevë, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Rahovec, Sharr, Shtime, Therandë dhe Vushtrri

Votimi do të mbahet gjithashtu në datat 21 dhe 22 shkurt në gjashtë Qendra të mërgatës: Angli, Austri, Belgjikë, Gjermani, Norvegji dhe Zvicër.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/vetevendosje-sot-voton-per-kryetarin-e-pa-konkurrence/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala