Vetëvendosje shtyn protestën

Autori:Avdyl Pajaziti

Lëvizja Vetëvendosje ka shtyrë protestën e paralajmëruar për ditën e mërurë.

Pra, të mërkurën nuk do të ketë protestë. Kjo është bërë e ditur në një konferencë për media të mbajtur në selinë e VV-së nga deputetët e kësaj partie, Visar Ymeri dhe Aida Dërguti.

Aty u tha se ende nuk është caktuar data kur do të mbahet protesta e radhës. Por, kjo protestë tashmë do të mbahet për Trepcën dhe jo për Jablanovicin, i cili u shkarkua para mbajtjes së konferencës së VV-së nga kryeministri Mustafa. Sipas VV-së, Jablanovicin e shkarkoi populli i Kosovës.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/vetevendosje-shtyn-protesten/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala