Vetëvendosje: Serbia, Mustafa e Thaçi kundër idealit çlirimtar të UÇK-së

Autori:Avdyl Pajaziti

Lëvizja Vetëvendosje përmes një statusi në facebook ka reaguar për dënimin e tetë ish-luftëtarëve  të UÇK-së.

Dje Gjykata serbe e Nishit i ka shpallur fajtorë tetë ish-luftëtarë të UÇK-së për terrorizëm, për veprimet që ata i kanë ndërmarrë si ushtarakë kundër ushtrisë pushtuese në shtatorin 1998 në Koshare.

Sipas Lëvizjes Vetëvendosje, Mustafa e Thaçi kanë gisht në këtë sepse po e ndihmojnë klasën politike serbe që t’i mbërrijë me paqe ato që nuk i mbërriti dot me luftë.

“Marrëdhëniet e ngushta që Thaçi e Mustafa kanë lidhur me Serbinë që nuk është de-millosheviçizuar, e ndihmojnë klasën politike serbe që t’i mbërrijë me paqe ato që nuk i mbërriti dot me luftë. Vuçiqi, Daçiqi e Nikoliqi, këta racistë të dëshmuar, nuk do të ndalen kurrë së përfituari në dëm të Kosovës, për sa kohë të kenë në shërbimin e tyre bandën e kriminelëve të korruptuar që udhëheq vendin tone”, thuhet në statusin e tyre.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/vetevendosje-serbia-mustafa-e-thaci-kunder-idealit-clirimtar-te-uck-se/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala