Vetëvendosje: S’do zgjedhim mjete, “Zajednica” nuk kalon

Autori:Gazeta Fjala

Ish deputeti e drejtori i urbanizmit në Komunën e Prishtinës, Liburn Aliu, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje nuk do të zgjedh mjete për të parandaluar themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

“Marrëveshja e nënshkruar mbrëmë nga qeveritarët e Kosovës për ‘Zajednicën’, është pasuese e decentralizimit etnik që ndodhi në Kosovë, dhe hap i madh drejt bosnjëzimit të Kosovës. Duke e nënshkruar atë, qeveritarët e Kosovës pranuan shtet brenda shtetit të Kosovës. Ne, qytetarët e Republikës, nëse duam të kemi vërtetë shtet e Republikë, duhet të organizohemi me të gjitha kapacitetet që ta pamundësojmë zbatimin e kësaj marrëveshjeje”, ka shkruar Aliu, transmeton Gazeta Fjala.

“Kosova me “Zajednicë”, nuk është Kosovë. Nuk do të zgjedhim mjete. Zajednica nuk kalon!”, ka shtuar ai.

Më parë, ishte sekretari organizativ i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj, që kishte deklaruar në “Interaktiv” të KTV-së se gjithçka pos luftës do të bëjë kjo parti për të parandaluar themelimin e këtij Asociacioni.

Marrëveshja për Asociacionin është nënshkruar në pako, bashkë me atë për Energjinë, Kodin telefonik e barrikadën mbi lumin Ibër, në bisedimet mes delegacionit kosovar të prirë nga kryeministri Isa Mustafa dhe atij të Serbisë të prirë nga Aleksandër Vuçiq. Të dy palët janë deklaruar se marrëveshja është në favor të tyre.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/vetevendosje-sdo-zgjedhim-mjete-zajednica-nuk-kalon/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala