Vetëvendosje reagon për arrestimin e Ismailit

Autori:Gazeta Fjala

Lëvizja Vetëvendosje përmes një postimi në Facebook ka reaguar rreth arrestimit të deputetit të saj, Fisnik Ismaili, i cili sot u arrestua në Kuvendin e Kosovës.

“Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të deputetit Fisnik Ismaili dhe të gjithë aktivistëve dhe deputetëve të tjerë. Projektet si “Zajednica” dhe demarkacioni me Malin e Zi, që mund të kalojnë vetëm përmes burgosjes së opozitës, janë projekte jolegjitime dhe të parealizueshme”, thuhet në shkrimin e VV-së.

Ismaili është deputeti i tretë i opozitës, i cili është arrestuar nga PK-ja, pas Donika Kadaj-Bujupit dhe Albin Kurtit.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/vetevendosje-reagon-per-arrestimin-e-ismailit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala