Vetëvendosje paralajmëron edhe sot tensionim të situatës

Pas protestës së dhunshme që ndodhi mbrëmë me kërkesë lirimin e deputetit dhe aktivistit Albin Kurti, Lëvizja Vetëvendosje, edhe sot ka paralajmëruar për tensionim të situatës.
Ata kërkojnë lirimin e menjëhershëm të aktivistëve të tjerë të arrestuar mbrëmë.
“Policia po vazhdon t’i mbajë të arrestuar aktivistët dhe qytetarët, në mesin e të cilëve janë edhe Ylli Hoxha, Uran Hasani dhe Premton Ibërdemaj. Vazhdimi i mbajtjes së tyre në arrest, e tensionon situatën. Ne kërkojmë lirimin e menjëhershëm të tyre!”, thuhet një njoftim për media të Lëvizjes Vetëvnedosje.